Overview
Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë (QC Engineer) Jobs in Durrës, Durres, Albania at IXHEM SHPK
Title: Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë (QC Engineer)
Company: IXHEM SHPK
Location: Durrës, Durres, Albania
I.XH.E.M sh.p.k., kërkon të punësojë Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë së Parafabrikateve (QC Engineer) , i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin teknik të elementeve gjatë gjithë procesit të prodhimit, duke garantuar përputhshmërinë e tyre me projektet, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë së kompanisë.
Detyrat kryesore:
- Kontrollon armaturën, kallëpet, insertet dhe rezervimet përpara betonimit.
- Verifikon përputhshmërinë e elementeve me projektet teknike dhe autorizon betonimin vetëm pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret e kontrollit.
- Kryen kontrollin e elementeve pas betonimit, duke verifikuar dimensionet, cilësinë e sipërfaqes dhe praninë e defekteve.
- Identifikon, regjistron dhe raporton elementet jo-konformë dhe ndjek procesin e riparimit të tyre.
- Monitoron zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
- Përgatit raportet teknike dhe dokumentacionin përkatës mbi kontrollin e cilësisë.
- Bashkëpunon me Drejtorin e Fabrikës, Inxhinierët e Zbatimit/Projektimit dhe ekipin e prodhimit për zgjidhjen e problematikave teknike.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Përvojë pune në kontroll cilësie, zbatim ose prodhim të elementeve të betonit përbën avantazh.
- Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
- Njohuri mbi armaturën, betonin, kallëpet dhe procesin e prodhimit të parafabrikateve.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi.
- Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale